×
  • Insajderi Video
  • Insajderi / Insajderi

    Rrëfimi ekskluziv i gazetarit Bobrovnikov: U desh të vrisnim rusë nga afërsia, kështu e luftojmë propagandën e Putinit

    Insajderi
    26 May 2023 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari hulumtues Aleksei Bobrovnikov ka dhënë një intervistë ekskluzive për InDoks dhe Gazetën Insajderi. Ai në këtë intervistë, për herë të parë ka ndarë me publikun përvojën e tij, jo vetëm si gazetar, por edhe si ushtar i Ukrainës.

    Ai ishte në mërgim në Gjeorgji kur nisi lufta në Ukrainë. Kishte pasur telashe të mëdha me shtetin ukrainas për shkak të raportimit të tij për afera korruptive dhe sidomos dyshime serioze për keqpërdorim të kompetencave nga shërbimi sekret ukrainas.

    Duke qëndruar për një kohë në Gjermani, ai ka botuar edhe një libër për përvojat e tij të këqija me shtetin e Ukrainës, por pavarësisht kësaj, kur atdheu i tij hyri në luftë me Federatën Ruse, ai vendosi të bashkëngjitej njësive vullnetare për ta mbrojtur vendlindjen.

    I ka rënë që të luftoi në afërsi shumë të madhe me ushtarët rusë. Thotë se njësia e tij edhe ka vrarë rusë.

    Rrëfimin e plotë të tij mund ta ndiqni këtu:

    Në këtë rrëfim ai edhe ka treguar për propagandën ruse. Ka zbuluar se në fakt ushtari i parë ukrainas i vrarë nga rusët ishte një shtetas ukrainas, por me nacionalitet rus. Ka treguar se si regjimi i Vlladimir Putinit bën propagandë.

    Se si gazetarët ukrainas po e luftojnë këtë propagandë. Se kush po e fiton luftën e kush po humb ushtarë e tankse. Këtë intervistë të gjatë e përfundon me një përshëndetje shprese: “Jetë të gjatë për Ukrainën”

    Ndiqeni rrëfimin e plotë këtu:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark