×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrëfimi emocional i Endrit Thaçit, tregon se kur babai i tij e pa për herë të parë

    Insajderi
    17 February 2023 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi, në Ditën e Pavarësisë, si asnjëherë më parë, ka treguar për lindjen e tij dhe takimin e parë me babain e tij.

    “Unë kam lindur në Cyrih të Zvicrës më 1999, në muajin prill – atë kohë kur babi me shokët e tij ishin në fushëbetejë”, ka thënë Endriti për Nacionale, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Nana atë kohë ishte e vetme, ishte kohë e vështirë për familjen tonë, sepse në ditën kur linda unë asaj i vdiq nëna, ndërsa pas pak kohe në masakrën e Studimes iu vra edhe vëllau dhe djali i vëllaut”, rrëfen Endriti historinë e tij.

    “Ne në Kosovë jemi kthyer pak pas luftës, unë i kam pas gjashtë muaj, dhe atëherë babi më ka pa për herë të parë”, zbulon ai në intervistën e tij të rrallë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark