‘Vajza e Artë’ e Kosovës, Majlinda Kelmendi ka dhënë një intervistë për mediumin “Abc News” në Shqipëri. Ajo ka treguar shumë detaje nga jeta e saj private si dhe nga karriera e saj si xhudiste.
Mediumi shqiptar shkoi brenda shtëpisë së Kelmendit. Ajo i priti me kafe.
Karrierën si trajnere, Majlinda e filloi para një viti kur u pensionua nga xhudo.
Ajo rrëfeu për vështirësitë që kishte pas tërheqjes së xhudos.
“Unë jam 31 vjeç dhe sot për sot është kogja herët me ndërpre karrierën por kam qenë e detyruar. Doktorët me kanë thanë që nëse nuk e ndali sportin e xhudos kam me u paralizu. Dy vitet e fundit kanë qenë të vështira. Fillova me pas atak paniku. U çojsha natën dhe thjeshtë se kam ditë çfarë po ndodh” – tha Kelmendi, përcjell Insajderi.
Kelmendi tha se babai i saj është gëzuar pas pensionimit.
“Babai është gëzu pasi thotë se tash do të kalojmë kohë më shumë bashkë. Të gjithë janë qetësuar pasi e kam lënë karrierën” – potencoi Majlinda.
Ish-fituesja e medaljes se artë në Lojërat Olimpike Majlinda Kelmendi ka rrëfyer edhe kur i ishte kërkuar që ta përfaqësonte tjetër shtet, në këmbim të miliona eurove.
“Miliona në Kosovë nuk kam, por mjafton respekti dhe reputacioni që kam” – tha ajo.
Intervista e plotë:
Ndryshe, Majlinda ishte zgjedhur për katër vite rresht si xhudistja më e mirë.