×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrëfimi për gangsterët shqiptarë në Angli dhe trafikun e drogës, çka po ndodh në Sufolk?

    Insajderi
    26 September 2022 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në shumë zona të Anglisë, veçanërisht në atë të Suffolk, bandat shqiptare kriminale po bëjnë gjithnjë e më shumë tregti të drogës.

    Policia angleze në zonat e Suffolk ka arrestuar rreth 500 të dyshuar për marrje pjesë në krim dhe kanë sekuestruar rreth 135,000 £.

    Prej nëntë personave të fundit që janë dënuar, shtatë prej tyre janë shqiptarë dhe tashmë gjenden prapa grilave.

    Njëri nga burrat shqiptar që u dënua, fillimisht u arrestua me dyshimin për përfshirje në furnizim me drogë, i cili ndër të tjerash ishte një shofer i skualifikuar. Në banesën e tij u gjet një “fabrikë kanabisi”, ku kishte me më shumë se 150 bimë kanabisi.

    Tim Passmore, Komisioneri i Policisë dhe Krimit për Suffolk, ka bërë thirrje për “kontrolle më të rrepta kufitare” për të ndihmuar në ndalimin e këtyre bandave.

    “Nuk e di pse disa prej këtyre njerëzve lejohen të hyjnë këtu. Shumë prej nesh e kanë thënë këtë prej vitesh. Kontrolloni kufijtë në mënyrë që të dimë se kush po hyn dhe ne të dimë se kush do të dalë” – tha ai.

    “Dua ta bëj fare të qartë, nuk po them që të gjithë shqiptarët janë të këqij, sepse qartë që nuk janë. Por realiteti është se ekziston një nivel joproporcional i bandave kriminale shqiptare që veprojnë në Anglinë Lindore dhe në Suffolk” – shtoi Passmore.

    A janë vetëm shqiptarët të përfshirë në krimin e organizuar në Suffolk?

    Nuk janë vetëm shqiptarët e përfshirë në krimin e organizuar në Suffolk dhe gjetkë. Shumë njerëz të nacionalitetve të ndryshme si dhe britanikë janë të përfshira në tregtinë e drogës dhe dhunën që rrjedh shpesh prej saj.

    Detektivi David Giles, kreu i Operacionit Sentinel tha: “Nuk jam i sigurt që njerëzit e kuptojnë, por shumë krime mund të gjurmohen përfundimisht prej drogës”.

    “Njerëzit kryejnë vjedhje dhe grabitje shpesh për të blerë drogë, vjedhje në dyqane për të blerë drogë, do të thotë kjo sjell dhunën. Nëse njerëzit nuk mund të marrin drogat nga të cilat janë të varura ata bëhen të dhunshëm. Pra, është një problem i madh. Nuk është e gjitha e lidhur me këtë, por ka një problem të madh që lidhet me drogën”- përfundoi ai.

    Por për ekipet e Operacionit Sentinel, ka shumë më tepër automjete, shumë banda të organizuara kriminale që vazhdojnë të përdorin rrugët e Suffolk për të transportuar drogën dhe për të ushqyer mjerimin dhe dhunën që sjell ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark