×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Rrëfimi për Robinson Kruzoin e vërtetë

    Insajderi
    25 April 2017 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Duke ikur nga atdheu i tij pas një grindjeje familjare, Alexander Selkirk filloi një jetë në det të hapur. Mjerisht, anija ku ai shërbente kishte një tiran për kapiten, i cili e futi në beteja.

    Duke menduar se vdekja do i vinte në çdo minutë, Selkirk kërkoi që ta linin në ishullin e radhës, i cili doli të ishte Más a Tierra, një vend i shkretë 644 kilometra larg bregut perëndimor të Kilit.

    Gjithçka që kishte me vete ishte shtrati, një mushqetë, disa mjete, duhan dhe një Bibël. Pasi u bë e qartë se shpëtimi nuk ishte i afërt, ai iu dorëzua një qëndrimi të gjatë.

    E vetmja ndërprerje nga izolimi ishte kur duhej t’u largohej një grupi spanjollësh, që më vonë u larguan pasi Selkirku u fsheh prej tyre.

    Vetëm katër vjet dhe katër muaj më vonë, më 1 shkurt 1709, dy personazhe britanike arritën pasi vunë re një sinjal me zjarr të bërë nga Selkirku.

    Ushtarët e habitur e gjetën Selkirkun të veshur me lëkurë dhie. Ai dukej më shumë si një njeri i egër, sesa një marinar.

    Më në fund ai shpëtoi dhe aventurat e tij do të influenconin romanin e famshëm të Daniel Defoe./bota.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark