×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëmbimi dhe vrasja e 14 vjeçares maqedonase, reagon Grubi: Krim i dyfishtë, po përpiqen t’i japin dimension etnik rastit

    Insajderi
    03 December 2023 - 23:48

    Maqedonia e Veriut është tronditur pasi 14-vjeçarja, Vanja Gjorçevska, e cila ishte rrëmbyer është vrarë.

    Për këtë ngjarje tragjike ka reaguar zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

    Grubi ka thënë se nëpër rrjetet sociale ka një përpjekje që këtij krimi t’i jepët dimension etnik.

    ”I tmerruar nga rrëmbimi dhe vrasja e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimës. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë punuar intenzivisht për ta zbardhur rastin që tronditi gjithë shoqërinë duke sjellur para drejtësisë autorët e dyshuar të këtij krimi makabër”, ka shkruar ai në Facebook.

    “Individë të caktuar në rrjete sociale po përpiqen ti japin dimension etnik këtij krimi dhe kjo tendencë paraqet krim të dyfishtë. Familja dhe e gjithë shoqëria janë në dhimbje dhe mosbesim, ndaj dhimbjen me të gjithë, ndërsa bashkarisht duhet ti shporrim nga mesi jonë vrasësit, komplotistët dhe nxitësit”, ka thënë ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark