×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Rreptësisht reagojmë kundër gazetarit Valon Syla…” – çka thuhet në reagimin e Shoqatës “Rugova”

    Insajderi
    04 January 2024 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata “Rugova” me seli në New Jork i ka reaguar ashpër gazetarit, Valon Syla pasi ky i fundit bëri humor me “Vallen e Rugovës” në një emision festiv, shkruan Insajderi.

    Kjo shoqatës e ka cilësuar si “shumë të dobët” paraqitjen e Sylës.

    Madje të njëjtit kanë kërkuar që Syla dhe televizioni 7 t’iu kërkojnë falje për “skeçin”.

    “Ne emer the Shoqates Rugova me seli ne Nju Jork, repsisht reagojme kunder gazetarit Valon Syla, dhe sjelljet e dobeta me talljet e tij me Vallen e Rugoves, te shfaqur ne programin tuaj te dates 2 Janar te vitit 2024. Vallja e Rugoves eshte simbol kulturor i rajonit te Rugoves dhe me giere me qindra vite. Historia e Rugoves dhe poppullit shiptar do te ishte e vobekt pa vallen e Rugoves”, thuhet në reagimin e tyre. “Sot femijet tane e vazhdone kète tradite edhe ne Amerike. Shprehim indinjate te thelle per redaksine tuaj dhe mysafirte tu te rastit qe e lejuat dhe keni postuar nje shembull shume te dobet”, thuhet tutje.

    “z. Syla shte nje gazetar shume i bobët dhe aspak profesional. Ai mund tē shprehet lirisht sepse Kosova eshte shtet demokratik, por faji eshte tek ju qe nuk keni aspak etike. Prandaj, publikisht e demantojme z. Syla he redaksinē e juaj dhe kerkojme qe ju publikisht te kerkoni falje sepse nuk presim ndonje pendim apo falje nga z. Syla. Me tutje, do te kerkojmë edhe ndihmë juridke nese shte e nevojshme”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark