×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rreth 50 policë të Kosovës kanë dhënë dorëheqje këtë vit

    Insajderi
    20 August 2023 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është muaji i shtatë që Policia e Kosovës nuk është paguar për shtesat e rrezikshmërisë, dhe ende nuk dihet nëse ata do të paguhen. Rreth kësaj çështjeje, Sindikata e Policisë së Kosovës tashmë nuk mban më shpresë se do t’i marrë këto shtesa.

    Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se shqetësim tjetër është edhe dorëheqja vullnetare e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

    Kreu i kësaj sindikate i ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë lidhur me kërkesat e tyre, në të kundërtën, numri i dorëheqjeve do të jetë mjaft i madh.

    Zeqiri për Kosova Press ka thënë se pavarësisht thirrjeve të shumta tek institucionet, ende nuk kanë marrë përgjigje nëse do të ekzekutohen shtesat e rrezikshmërisë, derisa nga kushtet jo të mira në Policinë e Kosovës, vetëm këtë vit janë rreth 50 dorëheqje vullnetare.

    Po ashtu, për pakënaqësitë e punonjësve policorë lidhur me kushtet e punës, kjo sindikatë para një muaji ka filluar me veprime sindikale duke dorëzuar në Kuvend një peticion, në të cilin, kanë nënshkruar 62 për qind e pjesëtarëve të PK-së.

    Mes tjerash, Zeqiri përmend kërkesat e parashtruara në peticion.

    Kujtojmë se flota operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operativ në Policinë e Kosovës kanë protestuar të martën në vendet e tyre të punës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre për pagat, përkatësisht për mosrregullimin e vlerës së koeficienteve të pozitave të punës.

    Ligji për paga, i cili është në fuqi nga muaji shkurt, kishte përcaktuar vlerën e koeficientit të pagës në sektorit publik 105 euro.

    Megjithatë, ky ligj me kërkesë të Avokatit të Popullit, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

    Lidhur me këtë, Avokati i Popullit kishte pranuar ankesa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, zyrtarë komunalë të arsimit, infermierë, mjekë, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione e organizata të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark