Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka mbajtur një takim me qytetarë të Fushë Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Krasniqi ka thënë se angazhimi do të përkthehet në fitoren e Lidhjes.
“Fushë Kosova vazhdon ta ruaj besimin në mënyrë tradicionale ndaj LDK-së. Një takim me plotë entuziazëm ku prezent ishte edhe kandidati nga mërgata Hasan Qyqalla dhe kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë Fadil Krasniqi, të cilin e falenderoj për angazhimin maksimal, që më 14 shkurt do të përkthehet në fitoren e Lidhjes”, ka shkruar Krasniqi. /Insajderi.org