Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka vizituar sot shkollën fillore të mesme të ulët “Migjeni” në Stanoc të Komunës së Vushtrrisë.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Krasniqi ka treguar se LDK-ja gjithmonë ka qenë e preokupuar për arsim.
“Arsimi ka qenë gjithmonë preokupim i LDK-së dhe këtë e kemi dëshmuar çdoherë. Kënaqësi e veçantë që sot bashkë me kryetarin e Vushtrrisë Xhafer Tahiri, drejtorin e Arsimit Afrim Namani, drejtoreshën e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Migjeni” në Stanoc të Epërm, Ardita Shala Bekteshi ,e cila në vazhdimësi ka treguar angazhim maksimal në arsimimin e brezave, si dhe kandidatët për deputetë, Hysni Gërgurin e Adnan Lahun, përuruam objektin e shkollor, nga i cili jam e bindur se do të dalin kuadro të shquara në të ardhmen”, ka shkruar Krasniqi./Insajderi.org