×
Show / Fashion

Rreziku nga ataku kardiak, kështu mund t’a evitoni

Insajderi
14 July 2019 - 15:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë duhet shmangur për të eleminuar rrezikun e atakut kardiak.

Kjo është një ndër këshillat që radhisin mjekët, pas disa rasteve të përsëritura të paktën në qytetin e Vlorës, ku si pasojë e infarktit humbën jetën 4 persona.

Ataku kardiak u ka marrë jetën 4 personave në qytetin e Vlorës që prej fillimit të këtij sezoni turistik.

Persona të moshuar gjatë kontaktit me ujin e ftohtë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pa lënë as mundësinë që t’ju jepej ndihma e parë.

Për të evituar të tilla raste, mjekët thonë se duhet shmangur kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë.

Në Qendrën Shëndetësore 24 orëshe në Zvërnec të Vlorës që prej datës 1 qershor ka pasur 15 vizita në ditë.

Mjekja, Kostela Gecaj, nënvizon se mes tyre ka pasur edhe raste me rrezik për jetën, të cilat janë evituar në kohë.

“Kemi pasur shok anafilaktik, që është një gjendje urgjente. Duhen marrë masa të menjëhershme dhe duhet trajtuar në mënyrë të shpejtë. Ne e kemi të gjithë bazën materiale për ta dhënë ndihmën dhe nuk ka qenë e nevojshme transportimi në spital:, tha ai.

Shmangia e qëndrimit në diell gjatë orëve të pikut mbetet ndër këshillat kryesore të mjekëve.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark