×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rreziku nga pickimi i rriqrave pas rritjes së temperaturave, IKSHP del me rekomandime për qytetarët

    Insajderi
    05 April 2024 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë më disa rekomandime për qytetarët, pasi që tash me rritjen e temperaturave, rritet edhe mundësia e pickimit nga rriqrat që janë bartëse të virusit që i shkakton Ethet Hemorragjike.

    Në njoftimin e IKSHP’së thuhet se nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal, pasi janë realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundërepidemike, derisa thuhet se laboratoret e IKSHPK-së janë të përgatitura dhe të gatshme për diagnostikimin e të gjitha rasteve të dyshimta në EHKK.

    “Edhe pse rreziku nga ethet hemorragjike është më i vogël se vitet e kaluara, qytetarëve u bëhet thirrje që të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave, sidomos në zonat Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë, por edhe në zonat e tjera, pasi që temperaturat kanë filluar të ngriten dhe rriqrat dalin në sipërfaqe të tokës”, thuhet në njoftim.

    IKSHPK u ka rekomanduar qytetarëve që:

    -Të mos qëndrojnë pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre;

    -Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende, të vishen me rroba të gjata dhe pantallonat të futen në çorapë;

    -Të lyejnë pjesët e trupit, sidomos pjesët e zbuluara si shuplakat dhe qafën me preparate të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut;

    -Të kontrollojnë trupin pas qëndrimit në vatra endemike si dhe pas kthimit nga punët në fusha/livadhe, ara apo vendet me shkurre;

    -Nëse u ngjitet ndonjë rriqër në trup, të shkojnë sa më parë në qendrën më të afërt mjekësore për heqjen e saj dhe marrjen e ndihmës shëndetësore;

    -Të kositet në vazhdimësi bari në oborre e livadhe;

    -Të bëhet dezinsektimi selektiv i hapësirave në vendet endemike (shkurret, kaçubat, djerrinat dhe livadhet e pakositura të lëna djerrë);

    -Të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i stallave në vazhdimësi;

    -Të mbahet higjiena personale në nivelin më të lartë.

    Përmes këtij postimi, IKSHPK ka bërë thirrje te qytetarët që të kontribuojnë edhe në përmirësimin e ekosistemit që nënkupton:

    -Të punohen të gjitha tokat e punueshme;

    -Të kositen livadhet me kohë dhe nga disa herë;

    -Të pastrohen kopshtet dhe pronat përrreth shtëpive

    -Të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve;

    -Të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë, ku nuk duhet të lihen këmbët e zbathura

    -Fëmijët mos të lejohen të luajnë në livadhe e kopshte të pa kositura dhe në mbrëmje të kontrollohen (nga prindërit) për praninë ose jo të rriqrave në trupin e tyre.

    “Personat e pickuar nga rriqrat duhet të trajtohen në qendrat e Mjekësisë familjare në komunat përkatëse, ndërsa sipas nevojës, ata referohen për trajtime në repartet infektive të spitaleve të përgjithshme dhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Trajtimi i Etheve Hemorrgajike bëhet përmes terapisë mbështetëse, me antiviral si Ribavirina dhe imunoterapi pasive”, thuhet në apelin e IKSHPK’së.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark