×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrëzohet aeroplani në Brazil, të paktën 14 të vdekur

    Insajderi
    17 September 2023 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani me turistë në Barcelos të Brazilit, raportoi të dielën CNN-i.

    Aksidentin fatal e ka konfirmuar të shtunën kryetari i bashkisë , Edson de Paula Rodrigues Mendes

    Brenda aeroplanit ishin 12 turistë, një pilot dhe bashkëpilot. Sipas Mbrojtjes Civile të Brazilit, nuk ka të mbijetuar.

    “Udhëtarët po shkonin në lokacion për të praktikuar peshkim rekreativ dhe përplasja ndodhi për shkak të motit të keq. Binte shi i madh në momentin e uljes”, kanë thënë nga Mbrojtja Civile e Brazilit.

    Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje mbi kombësinë e personave të vdekur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark