×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrëzohet helikopteri rus në Siberi, 6 të vrarë dhe shtatë të plagosur

    Insajderi
    27 July 2023 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një helikopter u rrëzua në Siberi të Rusisë më 27 korrik, duke lënë gjashtë persona të vrarë dhe shtatë të tjerë të plagosur, njoftuan zyrtarët rusë të emergjencës.

    Helikopteri i llojit Mi-8 në Republikën Altai në Siberinë jugore mori flakë teksa po ateronte dhe u përplas me një linjë elektrike, tha dega e Ministrisë së Emergjencave të Rusisë në Altai. Kjo zyrë publikoi një deklaratë në internet, ku shihej një foto e rrënojave të helikopterit të vënë në zjarr.

    Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi, duke cituar rregullatorin e aviacionit civil të vendit, se helikopteri i përkiste një kompanie private dhe po transportonte një grup turistësh.

    Ende nuk dihet saktësisht numri i njerëzve që ishin në atë helikopter para se të ndodhte aksidenti.

    Sipas RIA Novosti, në bord ndodheshin gjithsej 12 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, por Ministria e Emergjencave tha se numri i përgjithshëm në bord ishte 13.

    Agjencia e lajmeve AP nuk ka mundur ta verifikojë numrin e pasagjerëve.

    Mi-8 është një helikopter me dy motorë, i cili ishte projektuar në vitet 1960. Ai është përdorur gjerësisht në Rusi, ku përplasjet kanë qenë të shpeshta, në vendet fqinje dhe në shumë vende të tjera. REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark