Një burrë që mbante flamurin izraelit tentoi të ngjitej në skenë në një koncert të Coldplay në Athinë, Greqi, në fillim të kësaj jave, duke e detyruar shfaqjen të ndalonte.
Në një video të shpërndarë në rrjetin social Tik Tok, frontmeni Chris Martin dëgjohet duke bërtitur vazhdimisht “ndal” në mikrofonin e tij, për të paralajmëruar shokët e tij të grupit të ndalojnë së luajturi pasi burri u rrëzua mbi dritat e skenës dhe ra në tokë, raporton Page Six.
Martin, 47 vjeç, dukej i shqetësuar ndërsa u gjunjëzua në skaj të skenës për të parë nëse pjesëmarrësi i koncertit ishte mirë.
Madje, këngëtari i “Viva La Vida” ka zgjatur krahun për ta kapur atë.
Në një video të veçantë të TikTok që duket se është marrë pak çaste më vonë, Martin dëgjohet duke pyetur “A është mirë?”
Pasi u sigurua se pjesëmarrësi i koncertit nuk ishte lënduar rëndë, këngëtari i “Hymn for the Weekend” kërkoi që burrit t’i jepej ndonjë sanduiç dhe diçka për të pirë”.
Martin shihet më pas duke u përpjekur ta rikthejë shfaqjen e tij aty ku ishte dhe duke u thënë shokëve të grupit të “bëjnë diçka ndryshe” dhe “të luajnë një këngë të re”.
Këngëtari i “Adventure of a Lifetime” përfundoi duke bërë shaka se pjesëmarrësi i koncertit ka të ngjarë të dëshironte “të afrohej” me pianistin Jonny Buckland sepse ai është “shumë seksi”, duke shtuar: “E kuptoj, e kuptoj. Kështu jam ndjerë edhe unë.”
Burri është identifikuar si komediani Guy Hochman, i cili njoftoi përmes Instagramit të hënën se kishte në plan të “pushtonte skenën në koncert dhe të mbështillte flamurin e Izraelit rreth këngëtarit”.
“Do të jem atje së shpejti, duke ndjerë erën e djersës së Chris Martin”, kishte shkruar pjesëmarrësi i koncertit në hebraisht.