×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrëzohet një aeroplan transportues i ushtrisë ruse, brenda tij gjendeshin 15 persona

    Insajderi
    12 March 2024 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aeroplan ushtarak rus për transportim mallrash Il-76 është rrëzuar në rajonin Ivanovo të Rusisë.

    Siç raporton Sky News, ky lajm është konfirmuar nga ministria ruse e Mbrojtjes,

    Brenda këtij aeroplani ishte tetë anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë pasagjerë, kurse rrëzimi i fluturakes ndodhi kur njëri nga motorët u përfshi nga zjarri gjatë ngritjes në ajër.

    Deri më tani nuk janë dhënë detaje për viktimat apo dëmet materiale. E incidenti ka ndodhur rreth orës 12.

    Video të shumta që po qarkullojnë në mediat sociale, pretendohet se shfaqin rrëzimin e aeroplanit në rajonin Ivanovo, që shtrihet në verilindje të Moskës.

    Disa video tregojnë aeroplanin e përfshirë nga zjarri, që dukej qartë se zjarri fillimisht kishte shpërthyer në njërin prej motorëve.

    Në të tjerat duket tymi i zi duke u ngritur në qiell në vendin ku është rrëzuar fluturakja gjigante ruse. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark