×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rrihet brutalisht Inspektori i Ndërtimit në Fushë Kosovë – Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    12 September 2023 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zyrtar komunal i Fushë Kosovës është sulmuar brutalisht, ditën e hënë.

    Siç mëson Insajderi, bëhet fjalë për Inspektorin e Ndërtimit, Parayll Zogjani.

    I njëjti është sulmuar në afërsi të objektit të Komunës së Fushë Kosovës nga dy persona të paidentifikuar deri më tani.

    Dje në qytet nja 2-3 persona e kanë rrahur Inspektorin e kanë bë për spital, por askush nuk pe dinë pse e kush e ka rrahë…”, i tha ky burim Insajderit.

    Gazeta Insajderi ka provuar gjatë tërë ditës të marrë një përgjigje nga Drejtori i Urbanizmit, Abdullah Prebreza por i njëjti ka qenë i pa qasshëm.

    Për rastin detaje ka dhënë Policia e Kosovës, kanë konfirmuar se Zogjani ka pranuar tretman mjekësor teksa ka deklaruar se është rrahur nga dy persona të panjohur.

    Rr. Tahir Zemaj -Fushë Kosovë,11.09.2023-15:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj deri me tani të paidentifikuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.

    Rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.

    Gazeta do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark