×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Rriten çmimet në Kosovë

    Insajderi
    29 October 2017 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se në gjysmën e parë të vitit 2017, niveli i çmimeve në Kosovë është karakterizuar me rritje.

    Sipas raportit të BQK-së për tremujorin e dytë, indeksi i çmimeve në Kosovës shënoi rritje mesatare prej 1.7 për qind.

    “Sa i përket komponentëve të IÇK-së, me rritje u karakterizuan çmimet e rrymës, gazit dhe lëndëve tjera djegëse (4.9 për qind), transportit (4.7 për qind), pasuar nga çmimet e pijeve alkoolike dhe duhanit (3.1 për qind), veshmbathjes (1.7 për qind”, thuhet në raport.

    Ndërsa, me rënie të çmimeve u karakterizuan kryesisht prodhimi i metaleve, prodhimi i drurit, prodhimi i lëkurës, etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark