×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Rriten për 13.4 për qind shërbimet hotelierike në Maqedoninë e Veriut

    Insajderi
    06 June 2023 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimet e shërbimeve hotelierike në maj të këtij viti, krahasuar me muajin prill, janë rritur për 1.2%.

    Krahasuar me majin e vitit të kaluar rritja e çmimeve është 13.4%, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

    Nga atje theksojnë se kumulativisht, në periudhën janar – maj 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 13.5%.

    Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, në muajin maj në krahasim me prillin, rritje është vërejtur në grupet ushqime me 0,7%, pije alkoolike me 0,1%, pije joalkoolike me 0,9% dhe akomodime me 3,7%

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark