×
  • Lajme
  • Lajme

    Rriten rrogat e mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri

    Insajderi
    06 July 2022 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rroga e mjekëve dhe infermierëve është rritur për 6 përqind në Shqipëri.

    Vendimi ka hyrë në fuqi në datën 1 korrik, dhe u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë atje, Ogerta Manastirliu, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

    “Duke filluar nga data 1 korrik, ashtu sikurse e kemi premtuar, për të gjithë mjekët, infermierët, të gjithë profesionistët e shëndetësisë paga e tyre rritet me 6 përqind. Kjo është një politikë e qeverisë shqiptare, e cila sikurse oshte planifikuar hyn në fuqi në 1 korrik dhe shtyn efektet përgjatë gjithë vitit dhe në vazhdim. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë që ofrojnë shërbime në sistemin tonë shëndetësor”, tha Manastarliu.

    Ministrja theksoi se politika e rritjes së pagave është një politikë e përfshirë në të gjithë mbështetjen që qeveria shqiptare ka për mjekët, infermierët dhe sistemin shëndetësor. /Abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark