×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rritet çmimi i naftës në Kosovë

    Insajderi
    12 July 2023 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çmimi i derivateve të naftës ka shënuar sërish rritje në Kosovë. Kjo ka ardhur pas ngritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe në berzë.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

    Çmimet në tregjet ndërkombëtarë dhe në brez është një rritje e lehte dhe të ne ka reflektu. Çmimet aktuale në Kosovë sot janë përafërsisht Dizelli 1.28 cent. Benz 1.33 cent“, tha Berjani për Insajderin.

    Teksa shtoi se qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizën më të lirë.

    S’mundemi me paragjyku se çfarë çmime do të kemi në ditët ne vijim sepse po ka lëvizje të mëdha. Po qytetarët tanë janë duke u furnizua me çmime ma te lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizën ma të lirë“, përfundoi ai./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark