×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rritet dëshpërimi mes të mbijetuarve në Izrael

    Insajderi
    11 October 2023 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ngjyrat e flamurit izraelit ndriçuan disa prej institucioneve dhe monumenteve kryesore në Europë.

    Një çift izraelit që i mbijetoi sulmit të përgjakshëm që u nis në Kibbutz pranë Gazës nga militantët e Hamasit, u fshehën me foshnjen e tyre në një strehë për 21 orë derisa u shpëtuan nga trupat izraelite.

    Ata shprehen se militantët në pak orë bombardonin pa ndalesë çdo gjë duke shkaktuar kaos.

    “Ushtria hyri në shtëpinë tonë thyen derën. Vrapuam dhe arritëm që të futeshim në një nga dhomat së bashku me foshnjen tonë. Ata më pas u larguan. Hapëm derën dhe u përqafuam. Duke u dridhur nga frika trupat izraelite na larguan dhe na dërguan në një shtëpi të braktisur në një tjetër lagje. Ishte shumë e tmerrshme”.

    Trupat e banorëve izraelitë dhe militantëve të Hamasit shtriheshin në tokat e Kibucit Kfar Aza mes shtëpive dhe makinave të djegura si dhe mobiljeve të shkatërruara, ndërsa ushtarët izraelitë shkonin shtëpi më shtëpi për të marrë të vdekurit. Ndërkaq dëshpërimi rritet edhe mes të mbijetuarve të cilët kërkojnë të dashurit e tyre të cilët janë marrë peng.

    21-vjeçarja Gaya Kalderon, nga Tel Avivi e pikëlluar kërkon familjarët e saj të cilët u zhdukën pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin.

    “Çfarë mund të bëj? Jam e mërzitur dhe vetëm duke menduar për familjen time. Dua të di vërtet nëse ata janë gjallë. Kur shikoj bisedat në grupin e familjar që kemi në WhatsApp teksa mami më shkruan “Të dua” futem në dëshpërim të thellë”.

    Gaya shprehet se pasi militantët rrëmbyen familjarët, asaj i dërguan edhe një video kur vëllai i saj i vogël torturohej.

    “Në video shoh Erezin, vëllain tim më të vogël që ishte me motrën time dhe babain tim dhe shoh që po e shkelmojnë dhe ai bërtet. Madje as nuk jam ndier kurrë më parë kështu, as nuk kam më lot në sy, nuk mund të qaj sepse kam qarë kaq shumë. Dua thjesht që ata të kthehen. Aktualisht nuk kemi më shtëpi, është djegur e gjitha. Unë nuk dua shtëpinë time dua që të gjithë ata që po torturohen nga militantët të kthehen”, ka deklaruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark