Në Shqipëri janë rritur aplikimet për ndërtimin e centraleve të prodhimit të energjisë nga panelet diellore.
Ministria e Energjisë në Shqipëri bën të ditur se kërkesa e parë është depozituar për një central në zonën e Topojës në Fier. Një investim privat me një fuqi të instaluar deri në 2 megavatë, pothuajse sa një hidrocentral i vogël.
Ekspertë të energjisë shprehen se deri tani janë bërë dy aplikime dhe po vazhdon një i tretë, në lidhje me investime në ndërtimin e centraleve të prodhimit të energjisë nga panelet diellore.
Fuqia e tyre arrin deri në 2 megavatë, brenda pritshmërie të parashikuara.
MEI bën të ditur se energjia nga dielli po kthehet në një mundësi të leverdishme për qytetarët. Një çati me panele diellore mund të mbulojë një konsum mesatar mujor prej 500 kilovatësh.
Prodhimi zgjat deri në 25 vjet dhe kostoja mbulohet brenda 8 vjetëve të para. Për investime të tilla nuk nevojitet licenca nga ERE, madje energjia e tepërt mund të hidhet në rrjetin e OSHEE-së, raportojnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch.