×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rritet numri i pacientëve në Qendrën emergjente të Kosovës, këto janë shifrat

    Insajderi
    26 July 2023 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë këtij muaji ku temperaturat po shënojnë rritje të lartë në vendin tonë, edhe vizitat e pacientëve në Qendrën Emergjente të Kosovës janë shpeshtuar.

    Drejtori i Emergjencës së QKUK-së Naser Syla, tha për Insajderin se mesatarja e pacientëve brenda 24 orëve deri me 15 qershor ka qenë 275, ndërsa gjatë këtij muaji vizitat kanë shënuar rritje deri në 323 pacientë brenda 24 orëve.

    Sipas Sylës, këto shifra janë rritur edhe për shkak të ardhjes së mërgimtarëve dhe pacientëve që janë me sëmundje kronike dhe temperaturat e larta iu përkeqësojnë gjendjen.

    Kujtojmë se dje ishte dita më e nxehtë e muajit Korrik me temperaturë 37 gradë Celsius.

    Ndryshe është paralajmëruar nga meteorologët se këto ditë do merr fund vala e fundit e nxehtësisë në vendin tonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark