×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e sigurisë në kryeqytet, Daut Haradinaj do të vendosë radarë automatikë dhe kamera CCTV

    Insajderi
    22 September 2021 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me dyndjen e qytetarëve të Kosovës nga të gjitha anët drejt Prishtinës, viteve të fundit rrugët e saj janë mbushur nga veturat.

    Përveç guzhmave në trafik, veturat e shumta, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit janë bërë edhe kërcënim për banorët e Prishtinës. Jo rrallëherë, në aksidente brenda kryeqytetit, banorët e kanë pësuar fatalisht.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, e ka prezantuar planin e tij të punës për masat që do t’i ndërmarrë me ta marr drejtimin e kryeqytetit, për ta evituar rrezikun nga aksidentet, përmes vendosjes së kamerave dhe radarëve automatik. Vendosja e kamerave CCTV në të gjithë qytetin do të jetë një prej masave të para.

    Po ashtu, do të ndërtohet edhe një qendër e kontrollës qendrore nga vëzhgimi i këtyre kamerave. Plani i Haradinajt është që, duke filluar nga akset kryesore të kryeqytetit dhe më vonë në tërë territorin e komunës, të bëhet vendosja e këtij lloji të kamerave, me qëllimin që të ngritet niveli i përgjithshëm i sigurisë.

    Po ashtu, vendosja e radarëve automatikë në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe dalje të saj, do të jetë masa tjetër që do t’i detyrojë ngasësit t’i drejtojnë makinat duke respektuar ligjet e komunikacionit.

    Radarët automatikë do ta masin shpejtësinë në vazhdimësi, duke i monitoruar dhe penalizuar ngasësit e papërgjegjshëm.

    Daut Haradinaj është për çdo ditë në një lokacion të ndryshëm të Prishtinës, duke biseduar me qytetarë e banorë të shumtë të kryeqytetit.

    Ai, duket se i ka kuptuar me lehtësi dhe shpejtësi nevojat më primare të prishtinasve, ngase pritja që po i bëhet vetëm sa vjen e bëhet më e ngrohtë për çdo ditë. Haradinaj, me programin e tij ka premtuar transformim të Prishtinës, nga një qytet që është bërë vështirë i banueshëm për banorët, në një qytet normal ku zhvillohet jeta në lagje dhe komunitet.

    Duke nisur nga infrastruktura, urbanizmi, ekonomia e deri te zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin, programi qeverisës i Haradinajt kap një gamë të gjerë të punëve e projekteve për kryeqytetin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark