Të gjithë e dimë se vaji i ullirit është i shëndetshëm për flokët, pasi që gjendet në shumicën e produkteve të flokëve.
Por pak janë nga ato femra që e dinë se kombinimi në mes vaj ullirit, limonit dhe hudhrës shton efikasitetin në rritjen e thonjve.
Insajderi ju sjell një metodë të cilën nëse e përdoreni brenda javës do të keni thonj të gjatë dhe të fortë.
Përziejeni bashkë lëngun e limonit me hudhrën e grirë dhe vendosni thonjtë në të për 10 minuta. Më pas në një enë tjetër hidheni pak vaj ulliri dhe futni gishtat përsëri në të dhe mbajeni për 15 minuta.
Ky proces duhet të bëhet dy herë në javë dhe do t’i shihni rezultatet./Insajderi.com