×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Rrjet i ri elektrik në rrugën Pejë-Prishtinë 

    Insajderi
    30 November 2017 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KEDS ka punuar në segmetin e ri rrugor të hyrjes dhe daljes së rrugës Pejë-Prishtinë. Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka shtrirë shtatë kilometra rrjet të ri nëntokësorë dhe 1,500 metra rrjet të ri ajror për tension të ulët.

    Projekti përshkon zonat dhe fshatrat e Pejës që nga hyrja e qytetit, (nga Gorenje) deri në fshatin Ramun. Me këtë projekt KEDS ka përmbushur pritjet e qytetarëve të këtij rajoni, Pejës.

    Zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala thotë se në këtë rast ka pasur rilokim të shtyllave dhe rilokim të rrjetit nga ajor në nëntokësor, sipas projeksionit të ri të këtij segmenti rrugor që po realizohet nga Ministria e Infrastrukturës. Buzhala thotë se investimi në fjalë nga ana e KEDS-it, ndikon në përmirësimin e cilësisë në furnizim e që pashmangshëm eliminon humbjet.

    “Shtatë kilometra të ndërtuara nga ajror në rrjet nëntokësor, një mijë e 500 metra rrjet ajror të ri për tension të ulët dhe poashtu rilokim i shtyllave të reja të betonit duke ju përshtatur standardeve të segmentit të ri rrugor, tashmë janë realizuar nga ana e KEDS-it. Ky investim eliminon humbjet, zvogëlon në miminum mundësinë e defekteve dhe poashtu ndikon në cilësi”, tha Buzhala.

    Qytetarët e kësaj ane mbeten të kënaqur për këtë punë të KEDS-it, meqë sipas tyre përfitimet janë të shumta. Blerim Nikqi banor në njërin nga këto fshatëra, thotë se një gjë e tillë është mirëpritur nga të gjithë banorët por edhe të gjithë të tjerët që frekuentojnë këtë segment nacional të rrugës.

    “KEDS së pari ka rivendosur shtyllat e reja sipas kushteve të reja të krijuara nga segmenti i ri rrugor dhe për këtë meriton kompliment meqë ka qenë kërkesë që i ishte paraqitur edhe kryeministrit Haradinaj më herët. Së dyti KEDS ka punuar me shumë dinamikë në ndërtimin e rrjetit nëntokësor dhe kjo gjë eliminon rrezikun, e rritë cilësinë e furnizimit. Pra është diçka shumë moderne që po ndodhë në këtë anë”, tha Nikqi.

    Me realizimin e këtij projekti KEDS ka përmirësuar furnizimin me energji për një numër të madh konsumatorësh dhe qytetarësh në këtë pjesë të segmentit rrugor që përshkon disa fshatra të Pejës, siç janë Qyshku, Pavlani, Zahaqi e deri në Ramun.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark