Shtylla, trafo dhe rrejt të ri, kanë përfituar banorët e fshatit Shkozë të Malishevës, nga investimet që KEDS-i po bënë në tërë territorin e Kosovës.
Me këtë investim KEDS-i, ka përmisuar cilësinë e energjisë, stabilizimin e tensionit dhe furnizimin kualitativ për konsumatorët e këtij fshati.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka informuar se në Shkozë janë vendosur 124 shtylla të reja, dy trafo si dhe disa kilometara rrjet të ri.
“Në këtë fshat të Malishevës ne kuader te projektit investiv janëvendosur 124 shtylla të reja të tensionit të ulët dhe të mesëm, janë investuar 2 trafo të reja, njëra me fuqi 160 kVA dhe tjetra 400kVA. Poashtu, janë hequr komplet përçuesit e zhveshur, të cilët kanë qenë të rrezikshëm për banorët dhe janë zëvendësuar me kabllo bistek të izoluara ku shkalla e rrezikshmërisë është zero”ka thënë Buzhala.
Nga ky investim, kanë përfituar 96 familje të këtij fshati.
Kryetari i fshatit Shkozë të Malishevës, Kadri Bytyçi tha se me këtë investim të KEDS-it, është përmiresuar furnizimi me energji elektrike. Sipas tij, energjia elektrike në këtë fshat ka qenë shumë e dobët.
“Fshati ka qenë duke u furnizuar me një trafo”, tregon ai.
Bytyçi tha se shpreson që KEDS do të investojë ende në këtë rajon, që të mund të përfitojnë edhe banorë të tjerë.
“Shpresojmë se KEDS-i do të vazhdojë të investojë edhe në tëardhmen”, tregon ai.