Rrjeti i dyqaneve të lagjes Meridian Express, për të tretin vit me rradhë, organizoi sot aktivitetin tradicional “Ditët e pastrimit në lagjen tonë”. Pikënisja e këtij aktiviteti, ishte në lagjen Ekrem Rexha në Prishtinë, ku kontribut në këtë lagje ofroi edhe organizata “Let’s do it Kosovo” si dhe nxënësit e Shkollës Fillore “Model”.
“Ne besojmë se është detyrë e jona e përbashkët që t’a mbrojmë ambientin dhe rrethinën ku jetojmë dhe i rrisim fëmijët tanë. Mirëpo, duke synuar që të jemi qytetari më i mirë korporativ në Kosovë, ne si Meridian e kemi filluar këtë aktivitet bashkë me shumë partner dhe qytetarë tjerë që po na mbështesin, dhe me këtë aksion ne duam t’a ngrisim vetëdijen e gjithmbarshme qytetare për rëndësinë e ambientit dhe rrethinës tonë, si dhe të nxisim aktinizëm qytetarë për ruajtjen e ambientit” ka thënë Yllka Mustafa Menaxhere Marketingu në Meridan Express.
I njejti aktiviteti, po organizohet nga stafi dhe banorët e lagjeve ku operojnë 35 pikat Meridian Express.