×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrjeti i Grave: E ndjera ishte në proces divorci

    Insajderi
    30 November 2022 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para pak çastesh një ngjarje makabre ka ndodhur para repartit të Gjinekologjisë. Dyshohet se ish-burri ka vrarë gruan e tij shtatzënë.

    Besarta Breznica, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, në Radio Dukagjini, ka thënë se e ndjera ishte në proces të divorcit me bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se ia ka marrë jetën asaj me armë zjarri.

    Ajo ka thënë se gratë e vajzat janë tejet të rrezikuara dhe të lëna anash nga institucionet e sigurisë.

    “Kemi të përditshme raportimet në polici për dhunën ën familje këtë muaj kemi vrasjen e dytë kjo na le të kuptojmë që vajzat dhe gratë të tona janë në luftë në Kosovë jemi tu jetu në një dukuri të keqe por kjo na lë me kuptu se si i trajtojnë institucionet tona vajzat dhe grat tona. Kemi arrit me kuptu që qifti kanë qenë në proces divorci e kjo lë të kuptoj shumë se si i trajtojnë  këto raste prokurorët dhe gjykatësit. Drejtësia po çalon në procesin e dhunës në familje dhe atë seksuale”, ka thënë ajo.

    Si ndodhi rasti makabër

    35 vjeçarja që kishte qenë e shtrirë në klinik ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë.

    Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore.

    Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

    Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Në përgjigjen e tyre nuk bëhet e ditur nëse vrasësi është arrestuar.

    “Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e PK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark