×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Rrogë rekorde në Mal të Zi: Një bankier ka fituar 55.000 euro për një muaj

    Insajderi
    23 May 2019 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo rrogë është sa 106 rroga mesatare në Mal të Zi të cilat sillen prej 510 deri 514 euro, varësisht prej muajit. Në Administratën Tatimore nuk tregojnë emrat e as kompanitë të cilat janë rekorderë sipas fitimeve të paguara, sepse këtë ia ndalon ligji.

    Edhe vendin e dytë me 41.292 euro neto të ardhura e mban sektori i njëjtë dhe gjithashtu i punësuari vendor, në venin e tretë për këtë pjesë të vitit është fitimi prej 34.337 euro i paguar për një person ndërkombëtar i punësuar në veprimtarinë e trafikut ajror, pretendohet në Administratën Tatimore.

    Në këtë organ shtetëror përkujtojnë se këto fitime janë paguar vetëm për një muaj.

    “Shumat e cekura i janë paguar personave vetëm për një muaj, kështu që nuk mund të konstatohet se bëhet fjalë për të ardhura të rregullta mujore të punësuarve, por për pagesa për shkëputje nga puna, bonus apo për ndonjë formë tjetër të ardhurave personale”, kanë sqaruar në Administratën Tatimore./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark