×
  • Sport
  • Sport

    “Rrogën time të parë e mora në moshën…”, Luiza Gega zbulon sa ishte

    Insajderi
    04 September 2023 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Atletja e njohur, Luiza Gega, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up” ku ka folur për fillimet e karrierës si dhe ka dhënë një këshillë për të gjitha vajzat dhe djemtë që duan të merren me këtë sport.

    Gega fillimisht tha se kur ka nisur të merret me atletikë shumë gjëra nuk i ka ditur, por që i ka mësuar me kalimin e viteve. Gjithashtu ajo ka zbuluar se ka pasur edhe momente kur ka menduar që të heqë dorë nga e gjithë kjo.

    Por jo vetëm kaq, teksa po jepte një këshillë për të rinjtë që duan të merren me këtë sport, ajo zbuloi edhe rrogën e saj të parë. Luizi tregoi se e ka marrë në moshën 25-vjeçare dhe ishte 25 mijë lekë të reja.

    “Unë e kam pasur shumë më të vështirë se sa kushtet që janë sot, për çdo gjë. Unë 25 vjeç kam arritur që të marr rrogën time të parë prej 25 mijë lekësh të reja, që në sport janë asgjë sepse ka kosto që tek atletet që ti do, kostumet.

    Gjërat sot kanë ndryshuar, qoftë te shpërblimet që merren për medaljet e ndryshme e qoftë te ky trajtim ushqimor që marrin. Por që shikoj një problem. Nuk kalojnë përtej zonës së komfortit.

    Unë kam vajza tezesh që i kam futur në rrugën e sportit, shpeshherë edhe tek ato e gjej të vështirë dhe mundohem t’u flas, ‘do kemi edhe pengesa gjatë rrugës, do mendojmë se nuk ia dalim, por nuk duhet të dorëzohesh. Vjen një moment që i kapërcen’. Se më ka ndodhur dhe i kam përjetuar”, u shpreh Luiza Gega.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark