×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrokulliset vetura në Prishtinë, lëndohen 5 persona

    Insajderi
    27 February 2023 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku pas mesnatës së diele në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

    Aksidentin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti teksa shtoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Ahmeti poashtu konfirmoi se në aksident janë përfshirë dy vetura.

    “Rreth orës 00:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark