×
  • Lajme
  • Lajme

    RTK nuk njofton për asnjë masë kundër Krastës që ngacmoi seksualisht Arilena Arën

    Insajderi
    02 March 2024 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Menaxhmenti i RTK’së duket se është i zënë në betejën e tyre kundër Adelina Ismajlit.

    E penalizuan dhe bënë përpjekje që në publik ta portretizojnë si person të përfshirë në shkelje të etikës profesionale.

    Por, të njëjtin standard shefat e RTK’së nuk e aplikuan ndaj zëvëndës drejtorit të transmetuesit publik, Adi Krastës.

    Askush nga bordi e askush nga menaxhmenti nuk e kanë komentuar.

    Nuk kanë dërguar asnjë njoftim zyrtar për ndonjë masë ndëshkuese ndaj zëvëndës drejtorit.

    Pse skandali i Krastës meriton ndëshkim?

    Veprimi i Krastës ka shokuar njerëzit normal në Kosovë. I ka lënë pa fjalë.

    Një gazetar me përvojë të gjatë dhe me pozitë të lartë në transmetuesin publik të Kosovës, drejton dorën e tij drejt gjoksit të këngëtarës së famshme Arilena Ara. Mes gjinjve të saj futë një stilopas.

    Krejt kjo ndodhi në një emision televiziv.

    Një veprim i tillë perverç përben ngacmim e sulm seksual ndaj një gruaje.

    Kushdo që e ka parë atë natë këtë veprim të Krastës mbeti i shokuar.

    Një valë masive e postuan në rrjete sociale.

    Reaguesit kërkuan ndëshkim e Krastës. Deri më tash nuk është njoftuar për ndonjë masë ndëshkuese.

    Nuk ka pasur madje as kërkim falje nga Krasta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark