Radio Televizioni i Kosovës e ka parë më të rëndësishme transmetimin e ndeshjes Valencia – Cadiz në kuadër të Kupës së Mbretit të Spanjës, se sa debutimin e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqit me skuadrën e Mallorcas.
Redaksia e sportit e RTK-së ka bërë një emision për ndeshjen Valencia – Cadiz e cila nis nga ora 21:00, me panelin prej Visar Zogianit, Qëndresa Krelani “Qeqa” dhe Besart Cecelia.
Ky panel po diskutojnë për formacionet e Valencias dhe Cadizit, ndërsa Muriqi në anën tjetër është duke zhvilluar ndeshjen e tij të parë me fanellën e Mallorca.
Një veprim tejet i cuditshëm nga RTK, duke e ditur se Muriqi sonte bëri debutimin në futbollin spanjoll.
Muriqi ka nisur ndeshjen nga minuta e parë kundër Rayo Vallecanos, ndeshje e vlefshme për Kupën e Mbretit të Spanjës.
Reprezentuesi i Kosovës ditë më parë kompletoi transferimin e tij në skuadrën spanjolle nga Lazio në formë të huazimit.
Ish-sulmuesi i KF Lirisë dhe Fenerbahces këtë sezon ende nuk ka shënuar gol. /Insporti.com/