×
  • Lajme
  • Lajme

    RTK-së i jepen tetë hektarë tokë

    Insajderi
    02 May 2018 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Administratës Publike dhe Radiotelevizioni i Kosovës kanë lidhur një Marrëveshje Mirëkuptimi për ndërtimin e ndërtesës për nevojat e Radio Televizionit të Kosovës.

    Ministria për ndërtimin e objektit të televizionit publik, ka ndarë një sipërfaqe prej tetë hektarësh në zonën Prishtina e Re.

    “Sipas kësaj marrëveshjeje, Ministria e Administratës Publike obligohet të sigurojë lokacionin në të cilin do të ndërtohet ndërtesa bazuar në vendimin e komunës së Prishtinës të datës 04.05.2015, bazuar në kontratën e datës 11.02.2016 të lidhur ndërmjet MAP-it dhe komunës së Prishtinës, të hartojë planin urbanistik, të afrojë edhe dokumentacionin tjetër përkatës dhe ta ndihmojë RTK-në gjatë realizimit të projektit. Ndërsa, RTK-ja obligohet ta financojë hartimin e projektit dhe të ndërtesës në harmoni me planin urbanistik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

    “Marrëveshja, nga palët nënshkruese u vlerësua e rëndësishme dhe historike për RTK-në, e cila do t’i krijojë këtij institucioni, mundësinë e ndërtimit të ndërtesës moderne për RTK-në, me ç’rast do të krijohen edhe kushte shumë të mira për punë dhe veprimtari televizive”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark