×
  • Lajme
  • Lajme

    RTK transmetoi LIVE festën e PDK-AAK-NISMA, injoroi atë të Vetëvendosjes

    Insajderi
    12 June 2017 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK) mbrëmë ka ‘arritur’ ta transmetojë drejtpërdrejt festën e koalicionit PDK-AAK-NISMA, kurse nuk ka ‘arritur’ ta transmetojë atë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Koalicioni i ‘Krahut të luftës’, siç po quhet koalicioni PDK-AAK-NISMA, festonte fitoren në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kurse Vetëvendosje po e mbante festën jo shumë larg prej aty, në sheshin ‘Zahir Pajaziti.

    RTK-ja, si televizion publik, festën e koalicionit të ‘Krahut të luftës’ nisi ta transmetonte drejtpërdrejt ende pa filluar, madje edhe në kohën sa simpatizantët po mblidheshin në sheshin ku do të festohej.

    Kurse për festën e Vetëvendosjes televizioni publik nuk arriti të gjejë kohë për transmetim të drejtpërdrejt.

    Madje për çudi, kandidatët për kryeministër nga këto dy parti, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, nuk kanë folur në të njëjtën kohë.

    Pasi Kurti e kishte përfunduar fjalimin e tij si kandidat për kryeministër, më pas kishte folur Ramush Haradinaj në të njëjtën cilësi, normalisht secili në mitingun e vet./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark