Napoli ka harruar si fitohet në kampionatin e Italisë. “Axurrët” nuk janë më skuadra e një viti më parë që dominoi Italinë gjatë gjithë sezonit. Për këtë gjë, tifozët e Napolit kanë shpërthyer në rrjetet sociale me trendin “#GraciaOut”, duke kërkuar shkarkimin e Rudi Garsias.
Ky i fundit ka reaguar menjëherë për këtë gjë, duke u shprehur se nuk është aq shqetësuese sa duket.
“Ju nuk mund të dëgjoni vetëm të bërtiturat e minoriteteve, sepse është një numër shumë më i madh mbështetësish që qëndrojnë pas lojtarët dhe trajnerin. Këto situata ndodhin sepse kemi pak fat të keq. Gjithmonë them se një burrë i vërtet shikohet në vështirësi. Tani ne duam të ringrihemi”, ishin fjalët e trajnerit francez.