Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudigeri, ka folur për të ardhmen e tij, në një intervistë të fundit për “Sky”.
Gjatë ditëve të fundit në media është raportuar se futbollisti po kërkon page të lartë për të rinovuar me “The Blues” dhe tashmë ka nisur negociatat me disa klube evropiane.
Megjithatë, ishte vetë Rudigeri i cili mohoi se ka biseduar me ndonjë klub tjetër.
“Më duhet të marr vendimin më të rëndësishëm në karrierën time profesionale”.
“Deri më tani nuk kam folur me klube të tjera, vetëm me Chelsean”, tha Ruediger në një intervistë me “Sky”.
Raportohet se Bayerni, Real Madridi dhe PSG janë të interesuar për lojtarin 28-vjeçar të kombëtares gjermane
Rudiger ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në qershor të vitit 2022.