×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rukiqi detekton tri mashtrime të Kurtit për progresin ekonomik

    Insajderi
    08 October 2022 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas të dhënave të publikuara nga kryeministri i vendit, Albin Kurti lidhur me progresin ekonomik, shkruan Insajderi.

    Rukiqi përmes një shkrimi në Facebook e ka cilësuar si interpretim tendencioz, publikimin e këtyre të dhënave nga Qeveria Kurti.

    Ai ka shkruar tri komente përkatësisht argumente pse të dhënat e publikuara nga qeveria janë mashtrim.

    Rukiqi ka përmendur rritjen e qarkullimit të bizneseve, çështjen e “vendve të reja të punës” si dhe eksportin.

    Shkrimi i plotë i Rukiqit:

    3 komente, pa u thelluar ne pasaktesine dhe interpretimin tendencioz te dhenave nga Qeveria:

    1) Qarkullimi i bizneseve eshte rritur, jo si rezultat i rritjes se fuqise blerese apo ndonje performance me te mire ekonomike. Rritja e qarkullimit, eshte rezultat i inflacionit (ne shumicen e produkteve, rritja e çmimeve eshre mbi 20%);

    2) “Vendet e reja te punes”, jane formalizim i vendeve te punes, te cilat kane ekzistuar si vende pune, pra nuk jane vende te reja te punes, si rezultat i ndonje investimi apo rritje e bizneseve ekstistuese;

    3) Eksporti eshte rritur nga kompanite private dhe performanca e tyre. Qeveria nuk mund ta thote qe ka ndermarre ndonje mase apo politike te vetme qe ka ndikuar ne kete performance te eksportit. Minimalisht çka duhet te bej Kryeministri, eshte te vizitoj dhe te ju jep perkrahje simbolike, atyre qe sot jane mbi 25% e eksportit te Kosoves, perkatesisht kompanise “Devolli Corporation” , po edhe kompanive tjera qe me shume mund kane arritur nje pozicionim ne tregjet globale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark