×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Rundi i tretë eliminator në Ligën e Konferencës / Ballkani dhe Drita mësojnë kundërshtarët e mundshëm

    Insajderi
    18 July 2022 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në pasditën e sotme është hedhur shorti për rundin e tretë eliminator në Ligën e Konferencës.

    Pasi të mbarojnë rundet e dyta, më pas do të luhen rundet e treta, ku tashmë janë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm.

    Poashtu, edhe skuadrat nga Superliga e Kosovës, Ballkani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm.

    Në rast se e eliminon La Floritën, Ballkani do të ndeshet me fituesin e ndeshjes, Sutjeska – Klaksvik.

    Nga ana tjetër, nënkampionia e Kosovës, Drita, nëse e eliminon Royal Antwerpin, do të ketë punë me fituesin e ndeshjes, SJK Seinajoki – Lullestrom SK.

    Ndryshe, ndeshjet e rundit të tretë eliminator do të luhen më 4 dhe 11 gusht./FrontOnline/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark