×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia e sulmoi Ukrainën me dronë të prodhuar nga Irani

    Insajderi
    31 December 2022 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia e sulmoi Ukrainën me 16 dronë të prodhuar nga Irani- me shtatë prej tyre të synuar në kryeqytetin, Kiev, thanë zyrtarët ukrainas. Të gjithë dronët u shkatërruan, sipas ushtrisë së Kievit.

    Të enjten, një valë raketash ruse u gjuajt drejt qyteteve në të gjithë vendin. Rusia tha se ka goditur objektivat energjetike dhe ushtarake për të dobësuar kapacitetin e Ukrainës.

    Në kryeqytet, një alarm ajror u shpall pas orës 02:00 me orën lokale të së premtes dhe banorëve iu kërkua të strehohen. Pesë nga dronët u rrëzuan në ajër dhe dy “në afrim”, tha Vitali Klitschko, kryebashkiaku i qytetit.

    Nuk u raportua për të lënduar në Kiev, por dritaret në dy ndërtesa u dëmtuan, shtoi Klitschko. Një zjarr u ndez edhe nga një prej dronëve në një ndërtesë administrative katërkatëshe, sipas zyrës presidenciale.

    Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se vendi ishte goditur nga më shumë se 180 sulme të llojeve të ndryshme në 24 orët e fundit – kryesisht në infrastrukturën energjetike, sipas presidentit Volodymyr Zelensky, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

    Sulmi erdhi nga “drejtime të ndryshme me raketa lundrimi me bazë ajrore dhe detare”, tha forcat ajrore, duke vënë në dukje se një numër dronësh “kamikaze” u përdorën gjithashtu.

    Besohet se Rusia ka përdorur dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani në konfliktin në Ukrainë që nga mesi i shtatorit. Irani e ka mohuar këtë.

    Dhjetëra sulme ruse kanë goditur Ukrainën në javët e fundit, duke shkaktuar ndërprerje të vazhdueshme të energjisë në të gjithë vendin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark