×
  • Lajme
  • Lajme

    Rusia kërcënon Malin e Zi

    Insajderi
    10 February 2016 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka dërguar një kërcënim serioz Malit të Zi lidhur me anëtarësimin e këtij vendi të vogël në NATO.

    Në një intervistë për “Moskovskom komsomolcu”, Lavrov u shpreh se NATO nuk po i përfill detyrimet e saj të ndërmarra pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe kjo mund të sjellë veprime edhe nga ana tjetër.

    Pyetjes se pse Rusia është përgjigjur me nervozizëm për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, Lavrov tha se Moska “nuk iu përgjigj dëshirës së Malit të Zi” dhe se “nuk do të thotë se ka reaguar me nervozizëm”.

    “Ne jemi të bindur se ky nuk është një proces artificial dhe se nuk do të furnizojë kurrfarë sigurie si për Malin e Zi, si për Ballkanin, por edhe për Europën. Pse të mos mbahet një referendum ku të shprehet vetë populli malazez”, ka thënë Lavrov.

    Ai deklaroi se Podgorica refuzon kategorikisht se dëshiron një referendum.

    “Gjukanoviq e di se ka shumë të ngjarë që njerëzit nuk do të pranonin të anëtarësoheshin në NATO, e cila i bombardoi ata vetëm një dekadë më parë. Këtë gjë njerëzit nuk e kanë harruar”, u shpreh Sergei Lavrov.

    Ai akuzoi Aleancën se po manipulon vendet e vogla, duke u thënë atyre se do të garantohet siguria në qoftë se ata të hyjnë në NATO, duke u përpjekur për të fituar hapësirë gjeopolitike më afër kufijve të Rusisë.

    “Kjo nuk ka të bëjë me Malin e Zi. Çështja është se si po ndryshohen marrëdhëniet e NATO-s jo vetëm me Rusinë, por edhe në garantimin e sigurisë globale. NATO është përgjegjëse për territorin e saj dhe kjo është e shkruar në Marrëveshjen e Uashingtonit, pra ofron mbrojtje kolektive. Por kjo bëhet për vendet që kanë qenë pjesë e zonës së atëhershme dhe jo zonave të tjera“ ka thënë Lavrov.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark