×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia kreu sulmin më të madh me dron në Kiev që nga fillimi i agresionit – (VIDEO)

    Insajderi
    28 May 2023 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rusia nisi valë sulmesh ajrore në Kiev gjatë natës, në atë që zyrtarët thanë se ishte sulmi më i madh ajror në qytet që nga fillimi i luftës, ndërsa kryeqyteti ukrainas përgatitej të festonte përvjetorin e themelimit të dielën.

    Forcat ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan 52 nga 54 dronët e lëshuar nga Rusia, duke e quajtur atë një sulm rekord nga dronët “kamikaz” të prodhuar nga Irani, transmeton Telegrafi.

    “Në atë që duket gjithashtu të jetë sulmi i parë fatal në Kiev në maj, rënia e mbeturinave vrau një burrë 41-vjeçar”, tha kryebashkiaku Vitaly Klitschko.

    Sulmet para agimit ndodhën të dielën e fundit të majit, kur kryeqyteti feston Ditën e Kievit, përvjetorin e themelimit të tij zyrtar 1,541 vjet më parë.

    Sulmet e së dielës erdhën pasi Kievi tha se luftimet ishin zbutur rreth qytetit të rrethuar të Bakhmutit në juglindje të Ukrainës, skena e betejës më të gjatë të luftës.

    Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko tha se sulmi u krye në disa valë dhe alarmi ajror zgjati më shumë se pesë orë.

    “Sot, armiku vendosi të ‘urojë’ qytetarët e Kievit për Ditën e Kievit me ndihmën e UAV-ve të tyre vdekjeprurëse (aeroplanë pa pilot)”, tha Popko në kanalin e mesazheve Telegram.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark