×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia me kufizime të reja për naftën, ja çka pritet të ndodh me çmimin e naftës

    Insajderi
    23 September 2023 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vendimi i Rusisë për të ndaluar eksportet e naftës në shumicën e vendeve ka ardhur në një kohë mjaft të keqe për Evropën.

    Bashkimi Evropian, në fillim të këtij viti ndaloi importet ruse të karburanteve nga deti në fillim të këtij viti, si pjesë e sanksioneve ndaj Moskës, por BE-ja ka ende nevojë për një rrjedhë të qëndrueshme të naftës ruse në tregjet globale, në mënyrë që çmimet të mbahen më stabile.

    Të enjten, qeveria ruse ka njoftuar për kufizime të reja, duke thënë se ato do të qëndrojnë në fuqi për aq koha sa vetë shteti ta sheh të nevojshme.

    Veprimet e Moskës mbartin gjithashtu një kërcënim më të gjerë ekonomik, një rritje të mundshme të inflacionit. Çmimet e energjisë tashmë janë rritur ndjeshëm në javët e fundit, pasi Rusia dhe Arabia Saudite janë zotuar të vazhdojnë të kufizojnë furnizimin me naftë të papërpunuar deri në fund të vitit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Që nga futja e ndalimit të importit nga BE në janar, Moska ka gjetur blerës të rinj për fuçitë e saj në Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark