×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia mohon raportet për raketat në Poloni: “Provokim i qëllimshëm”

    Insajderi
    15 November 2022 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar se raketat e saj kanë kaluar në Poloni, duke i quajtur këro raporte një “provokim i qëllimshëm”.

    Ministria ruse ka thënë se asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk është kryer nga raketat ruse

    “Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave “ruse” në zonën e Przewoduv janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk është kryer nga raketat ruse. Mbeturinat e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przeëoduv nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, është thënë nga ministria ruse, raporton The Guardian.

    Ndryshe, edhe reporteri i Radio ZET të Polonisë, i cili fillimisht shkroi se raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloni ka ndërruar deklaratën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark