Rusia është gati të hedhë në qarkullim monedhës e saj zyrtare virtuale quajtur CryptoRuble raportoi CoinTelegraph duke cituar raporte të burimeve lokale të lajmeve.
Ndërsa në një fare mënyre një lëvizje e tillë shikohet si nënshtrim i Rusisë ndaj monedhave virtuale si Bitcoin apo Ethereum, Crypto-Rubla me shumë gjasa nuk do të ketë të njëjtën natyrë të decentralizuar të monedhave të tjera.
Sipas CoinTelegraph, këtë lajm mesohet ta ketë dhënë Ministri Rus Komunikimit Nikolay Nikiforov.
Lajmet e para se Rusia do të hidhte në qarkullim të monedhë të saj dolën gjatë verës ndërsa javët e fundit qeveria Ruse reagoi me një grusht të hekurt ndaj monedhave të tjera duke i quajtur ilegale.
Informacionet rreth monedhës janë të pakta, por thuhet se Crypto-Rubla nuk mund të “gërmohet” por hidhet në qarkullim nga qeveria si çdo para tjetër prej letre.
Crypto-Rubla do të bazohet në blockchain, duke parandaluar të paktën mashtrimin online. Rublat dhe Crypot-Rublat do të mund të këmbehen me njëra tjetrën lirisht.
Pas kësaj lëvizje qëndron fakti se monedhat virtuale kanë një impakt të lartë në ekonominë e vendeve të cilat pritet të shënojnë rritje nga qarkullimi më i shpejtë i kësaj “paraje” virtuale.
Raportohet se Nikiforov ka thënë, nëse Rusia nuk e bën Evropa ka për ta bërë këtë lëvizje.
Për këmbimin e monedhës, Crypto-Rublat do të kërkojnë dokument që provon origjinën e saj për të shmangur pastrimin e parave apo manipulimin me monedhën.
Nëse një provë e origjinës mungon, Crypto-Rublat do të këmbehen me një taksë 13%.