Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ruzhdi Matoshi, ka folur rreth projekteve infrastrukturore që synon të shtyjë përpara në legjislaturën e ardhshme.
Matoshi, i cili vjen nga komuna e Shtërpcës, është shprehur se pavarësisht se në çfarë funksioni do të jetë në politikë, do të angazhohet fuqishëm, do të loboj i rrugës Tetovë – Prizren.
“Kjo rrugë do ti bashkojë këto dy qytete, ku perandori e qeveri nuk kanë arritur t’i bashkojnë. Një rrugë 30 minuta e cila do të mund të bashkojë 600 mijë shqiptarë, andej dhe këndej kufirit” – u shpreh ai.
Ruzhdi Matoshi është kandidat nga radhët e AAK-ës dhe mban numrin 34.