Përmes një videospoti të postuar në facebook kandidati nga AAK, Ruzhdi Matoshi u bëri thirrje edhe mërgimtarëve ti bashkangjiten këtij rrugëtimi, duke kërkuar mështetjen e tyre.
Postimi i plotë:
Të nderuarë bashkatdhetarë,
E nderuara e mërgatë,
Une jam Ruzhdi Matoshi, ligjerues universitar, kandidat për deputet ne rradhet e AAK-se.
Mergata ka dhënë gjithçka për Kosovën.
Në ditët më të vështira të okupimit të Kosovës, gjatë viteve të 90ta, ju i dhatë jetë institucioneve, mbajtët familjet dhe Kosovën dhe bashkarisht luftuam okupatorin.
Sot, mërgata dhe Kosova janë NJË.
Aleanca ka program të qartë për integrimin e mërgatës në jetën ekonomike në Kosovë.
Ju do të vini të investoni në Kosovë, por nuk do të keni barriera.
Do të krijojmë kushte të favorshme në mënyrë që të zhvillojmë biznese që janë konkurrente në tregjet evropiane.
Bashkëpunimi juaj me bizneset e Kosovës do të thotë më shumë eksport drejt tregjeve evropiane.
Ju ftojmë të na bashkangjiteni në rrugëtimin tonë!
Aleanca është forca e Kosovës.
Votoni Aleancën dhe mos harroni numrin 34.
Voto 135 ✅Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Voto 1 për Ramush Haradinaj President
Voto 34 Ruzhdi Matoshi