Përmes një postimi në facebook kandidati nga AAK, Ruzhdi Matoshi ka prezantuar 3 projektet që janë pjesë e programit të tij dhe partisë AAK në komunën e Shtërpcës.
Postimi i plotë:
Përvoja ime në komunën e Shtërpcës më ka bind që janë tri projekte që kërkojnë trajtim urgjent: 1) duhet të punojmë fuqishëm për rrugën e re të domosdoshme Prizren – Tetovë që zvogëlon rrugëtimin në 30 minuta nga 2 orë sa është tash, 2) duhet të lehtësohen investimet në kompleksin turistik Brezovica që është aset ekonomik i rëndësisë strategjike, dhe 3) duhet të ndalojmë shpërnguljen e qytetarëve të Shtërpcës.
Voto 135 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Voto 1 për Ramush Haradinaj President
Voto 34Ruzhdi Matoshi